6.2 C
New York
Friday, April 26, 2024

Buy now

“Moska ka nevojë për garanci sigurie”, Macron kritikohet për deklaratën

- Advertisement -

Deklarata e presidentit francez Emmanuel Macron se Perëndimi duhet të shqyrtojë se si të trajtojë nevojën e Rusisë për garanci të sigurisë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, ka tërhequr kritika të ashpra nga disa anë, duke hedhur poshtë opsionin për të bërë lëshime ndaj Kremlinit.

Në një intervistë gjatë vizitës së tij shtetërore në SHBA javën e kaluar, Macron tha se Evropa duhet të përgatisë arkitekturën e saj të ardhshme të sigurisë.

“Kjo do të thotë se një nga pikat thelbësore që duhet të trajtojmë, siç ka thënë gjithmonë presidenti Vladimir Putin është frika se NATO-ja vjen deri në dyert e saj dhe vendosja e armëve që mund të kërcënojnë Rusinë”, tha Macron.

“Kjo temë do të jetë pjesë e temave për paqen, kështu që ne duhet të përgatisim atë që jemi gati të bëjmë, si t’i mbrojmë aleatët tanë dhe vendet anëtare dhe si t’i japim garanci Rusisë ditën që ajo të kthehet në tryezën e bisedimeve”, shtoi ai.

Ish-ministri i mbrojtjes dhe punëve të jashtme të Lituanisë, Linas Linkevicius, kritikuan idenë se Kremlinit duhet t’i bëhen lëshime.

“Rusia ka të gjitha garancitë e sigurisë nëse nuk sulmon, aneksojë apo pushton fqinjët e saj”, tha Linkevicius.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit