Mosha veç numër, aktorja 52-vjeçare bëhet pjesë e “OnlyFans”

- Advertisement -

Shannon Elizabeth është personazhi i fundit i famshëm që i bashkohet “OnlyFans”.

Aktorja 52-vjeçare do të lansojë llogarinë e saj në platformë këtë javë dhe ka folur hapur për vendimin e saj për t’u bashkuar.

“E kam kaluar gjithë jetën time duke punuar në Hollywood, ku njerëz të tjerë kontrollin rrëfimin dhe rezultatin e karrierës sime. Ky kapitull i ri ka të bëjë me ndryshimin e kësaj, duke treguar një anë më seksi që askush nuk e ka parë dhe duke qenë më afër fansave të mi”, tha ajo për People.

“Po zgjedh OnlyFans sepse më lejon të lidhem drejtpërdrejt me audiencën time, të krijoj sipas kushteve të mia dhe thjesht të jem e lirë. Vërtet mendoj se kjo është e ardhmja”, shtoi aktorja.

Faqja e saj “OnlyFans” do të publikohet zyrtarisht sot kur fansat do të jenë në gjendje të fillojnë të abonohen. Sipas llogarisë së saj, Elizabeth do të postojë momente prapa skenave, foto dhe video ekskluzive dhe pamje të sinqerta të jetës së saj.

Të ngjashme

Të fundit