11 C
New York
Sunday, May 5, 2024

Buy now

Monika foli për tradhtinë dhe divorcin, miku i ish-partnerit të saj reagon ashpër: “Ti e nise e para, e meritove”

- Advertisement -

Si rrallëherë, Monika Lubonja ka hapur zemrën në “Big Brother VIP”, duke folur rreth divorcit nga ish-bashkëshorti. Më herët ajo ka treguar për tradhtinë e partnerit, të cilin siç rrëfeu ajo e kishte falur nga dashuria e madhe për të.

Sakaq, ditën e djeshme, ajo e ka përshkruar si një ferr momentet e përjetuara pas divorcit gjatë bisedës që po bënte me Egzonën.

Të shumta kanë qenë komentet në rrjet, mirëpo ai që ka marrë vëmendjen e mediave rozë ka qenë ai i mikut të ish-partnerit të aktores, i cili ka ndërruar jetë.

Në foton e siguruar nga Kryefjala.com, ai shpërthen në akuza ndaj Monikës, madje shkruan se tradhtinë ishte ajo që e nisi.

“Po si mund të flasësh kështu për të ndjerin mikun tim Gencin?? Po ti qënke vërtet një femër e ulët, një ndyrësi!! Po ti mendon se ne nuk e dimë se ishe pikërisht ti ajo që fillove tradhtitë e njëpasnjëshme???”, shkruan ndër të tjera ai.

“Po dhe nëse të ka tradhtuar e ne nuk e kemi ditur, të ka bërë hakën, se e ke merituar”, përfundon ai komentin, që duhet thënë përmban gjuhë fyese ndaj aktores.

Monika foli për tradhtinë dhe divorcin, miku i ish-partnerit të

Ish-bashkëshorti i ndjerë i Lubonjës, Genci Pasko, u nda nga jeta në moshën 57-vjeçare gati 9 muaj më parë, si pasojë e COVID-19. Genci, një aktivist i shoqërisë civile, ishte diplomuar për Ekonomi, në Universitetin e Tiranës, dhe kishte mbuluar detyra të rëndësishme edhe në politikë, ku ndër të tjera ka mbajtur edhe postin si zv. Ministër i Turizmit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit