24.4 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

Molliqaj: Sulmi ndaj mediave ka qenë sistematik, tash po cënohet seriozisht nga ligji i ri

- Advertisement -

Kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj, ka thënë se pushteti me ligjin e ri për KPK-në i cili u miratua sot në Kuvendin e Kosovës, po cënon seriozisht lirinë e veprimit dhe thelbin demokratik.

Sipas Molliqajt, sulmi ndaj mediave ka qenë sistematik. Në gati 4 vite qeverisje kemi fyerje, shantazhe, kërcënime, bastisje e tentim për të mbyllur media. Liria që gëzohej dikur është vënë në rrezik çdo herë e më shumë.

Postimi i plotë:

Sulmi ndaj mediave ka qenë sistematik. Në gati 4 vite qeverisje kemi fyerje, shantazhe, kërcënime, bastisje e tentim për të mbyllur media. Liria që gëzohej dikur është vënë në rrezik çdo herë e më shumë.

Goditja e radhës është ligji i ri për Komisionin e Pavarur të Mediave. Ligji i ri po mundëson efektivisht kapjen e KPM-së nga pushteti e kontrollin përmes aparaturave të saja, disa të reja. Shembull janë mediat online; tashmë po kërkohet krijimi i regjistrave të Komisionit dhe monitorimi rigoroz i mediave online. Shkelësit e rregullores së re mund të përballen me deri në 40,000 euro gjoba. Efektivisht, bankrotim gjerë në mbyllje.

Modeli qeverisës me tendenca autoritare ka për qëllim nënshtrimin, sidomos aty ku s’arrinë lehtësisht ta bëjë atë. Mediat në Kosovë kanë qenë në front të shpërfaqjes së keqqeverisjes, korrupsionit e keqpërdorimeve nga ky pushtet. Kjo liri e veprimit në thelb demokratik po cënohet seriozisht nga ligji i ri i KPM-së.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit