Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka thënë për Ekonomia Online se nuk janë të interesuar dhe nuk kanë as vullnet që të jenë pjesë e koalicioneve parazgjedhore elektorale. Ai ka deklaruar se si shkak i keqqeverisjes, jemi totalisht të izoluar.
Molliqaj kur ka folur për takimin mes Kurtit dhe Krasniqit ka thënë se presin të shohin nëse do të kemi zgjedhje apo jo të cilat, sipas tij, nëse do të bëhen janë zgjedhje për Kurtin, jo për opozitën.
“Besoj që tashmë po duket qartë se në të gjitha opsionet i ka shërby kryeministri Kurti, në rradhë të parë u votun ato marrëveshje të cilat kishte marrë vendim që PDK të mos i votoj deri të i largohen sanksionet ndaj Kosovës mandej kishte një vendim të Këshillit Drejtues që as nuk duhet të takohet me përfqesues të insitiucioneve të Kosovës, asnjë nga zyrtarët e PDK-së, deri në përfundim të masave nuk e di a është hekur ai vendim apo vetëm e kanë shkel. Në anën tjetër diskutimi për zgjedhje në kohën kur po shpërfaqen të gjitha dështimet e mëdhaja të kryeministrit Kurti ai ka mundësu atij të shmanget vëmendja nga diskutimi përmbajtësor dhe të shohim nëse do të kemi zgjedhje apo jo të cilat nëse do të bëhen janë zgjedhje për Kurtin, jo për opozitën. Nuk po i shkakton opozita po i shkakton Kurti sepse pa votat e Kurtit nuk ka zgjedhje e ajo i bjen që Kurti po don zgjedhje”, ka thënë Molliqaj.
Molliqaj ka shtuar LDK-ja dhe AAK-ja i kanë shkuar Kurtit vazhdimisht në takime dhe se ia kanë zgjedhur edhe Presidenten.
“LDK-ja dhe AAK-ja i kanë shkuar vazhdimisht në takime. Ia kanë zgjedhur Presidenten, LDK- ja kanë votu Ligj për konfiskimin e pasurisë. Sigurisht që do të del antikushtetues dhe të gjitha problemet e njëpasnjëshme. Tashmë është një pozicion strategjik i tyre dhe besoj që nuk ka diqka që është prej një pozicioni parimor domethanë me dhjetëra herë i kanë shku ja kanë mbështet edhe vendimet e veriut dhe pastaj e kanë kundërshtuar. Prandaj nuk besoj që ka pozicion strategjik që vjen nga disa parime të qarta të një prej partive që ju thatë”, ka thënë Molliqaj.
I pari i PSD-së ka theksuar se nuk jemi të interesuar dhe nuk kemi as vullnet që të jemi pjesë e koalicioneve parazgjedhore elektorale.
“Nuk jemi të interesuar dhe nuk kemi as vullnet që të jemi pjesë e koalicioneve parazgjedhore elektorale. Sa i përket subjekteve jashtë parlamentare dhe grupave të tjera të interesit ose si do që të jetë ti quajmë absolut jemi të interesuar dhe të hapur. Por edhe aty duhet të kemi përafrime edhe ideologjike edhe tematike për të qenë pjesë e bashkëpunimeve elektorale. Nuk besoj që kemi nevojë për koalicione vetëm sa për të kaluar pragun ose sa për të qenë pjesë e Kuvendit”, ka thënë ai.
Molliqaj në intervistën dhënë për ekonomia Online ka folur edhe për punën e Qeverisë, për çka ka thënë se jemi totalisht të izoluar.
“Për pjesën se çka është bërë mirë do ta keni edhe propagandën e mashtrimeve prej Qeverisë. Unë nuk jam këtu për eventualisht të mirat e Qeverisë, unë prej pozicionit opozitar gjithmonë duhet ta bëj kritikën se çfarë nuk ka funksionuar nga rrafshi ndërkombëtar. Jemi totalisht të izoluar, siç edhe e dini Kosova ende është nën sanksione. Çdo ecje përpara, Kosovës i është kushtëzuar jo me Asociacionin që po pretendohet po me Draftin e BE-së të cilën Kurti me 26 tetor të vitit të kaluar i ka thënë po. Ai Draft sipas vet ministres së Punëve të Jashtme dhe zv. kryeministres së parë po thotë që Republika Srbska domethanë nuk po e themi veq ne por po e thotë vet Qeveria e të cilën po thonë që jemi të gatshëm ta zbatojmë”.
“Në rrafshin e brendshëm Qeveria tërësisht ka qenë jo efikase në shpenzimet e parasë publike ose në investimet publike dhe po ashtu dy fusha që për ne janë shumë të rëndësishme dhe të ndjeshme. Në arsim dhe shëndetësi po thuajse nuk kanë prekur fare, pra nuk ndjehet asgjë për pacientët apo te ata që marrin shërbimet e shkollimit që ka naj ndryshim. Në anën tjetër ndjehet fuqishëm se bizneset e mëdhaja i kanë rritur të hyrat e veta. Ne nuk jemi kundër që i kanë rritur ato, por ju kanë rritur taksat për një shpërndarje më të drejtë. Kosova bën pjesë te shtetet të cilat i kanë taksat më të ulëta ndaj zbatimit në biznes dhe të hyrat e larta të biznesit të vogël dhe të mesëm dhe nuk kemi taksë në dividentë. E di që shumëkujt ju duket ndoshta jo aq relevante po bankat kanë fitu mbi 150 milion. Vitin që lam pas rreth 90 milionë euro janë tërhequr devidentë nga tregu i Kosovës dhe ato nuk kanë paguar asnjë cent. Asnjë shtet në Ballkan, asnjë shtet në Evropë nuk e ka taksen 0 në devidentë në këtë kuptim Qeveria nuk ka bërë hapa domethënës në rishpërndarjen e pasurisë. Ç’është e vërteta ka bë shumë bërë shumë punë kinse në mbledhjen e tatimeve duke iu ndejt mbi kry bizneseve dhe qytetarëve, por shpërndarja është shumë e padrejtë në Kosove dhe në këtë kuptim s’kemi pasur as rritje të rrogave, as pensioneve as asistencave tjera. Kemi pasur kohë pas kohe bonuse për të lidhur një marrëdhënie të veqantë mes atyre që pranojnë dhe atyre që japin, por jo rritje, ne jemi për rritje por jo për bonuse”, ka thënë Molliqaj.