Bajrami për vendimin e Speciales: Është dënuar shteti i Kosovës, katërshja e UÇK-së kanë marrë një dënim shumë të madh

- Advertisement -

Akademiku Arsim Bajrami ka deklaruar se pas aktgjykimit ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, çështja nuk duhet të trajtohet vetëm si kauzë politike apo partiake, por si detyrim shtetëror.

Ai tha  se me dënimet e ish-krerëve të UÇK-së, është dënuar shteti i Kosovës.

“Është e vërtetë se katër krerët e UÇK-së atje kanë marrë një dënim, dënim shumë të madh, po është dënuar shteti i Kosovës dhe padyshim që edhe shteti i Kosovës duhet të vihet në dispozicion të plotë me të gjitha kapacitetet”, tha ai në Klan Kosova

Bajrami kërkoi mobilizimin e institucioneve dhe unitetin e partive politike, duke theksuar se Kuvendi i Kosovës duhet të shprehë qëndrimin e tij ndaj aktgjykimit.

“Duhet të gjitha partitë politike t’i lënë anash të gjitha përçarjet, të gjitha kauzat e tjera, të bashkohen dhe fuqishëm të distancohen nga ky aktgjykim”, tha Bajrami.

Ai kërkoi që shteti të veprojë në tri drejtime, duke veçuar fillimisht asistencën e plotë juridike për ekipet mbrojtëse, njofton Klankosova.tv.

Sipas tij, të gjitha kapacitetet duhet të vihen në dispozicion të ekipeve të mbrojtjes, përfshirë mbështetjen dhe sigurimin e provave që mund t’i përgjigjen aktgjykimit.

Të ngjashme

Të fundit