Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, i ftuar në emisionin DPT te Fidani në ATV, ka folur rreth zhvillimeve të fundit politike.
“Është tragjike për mua çfarë po ndodh sepse po dobësohet potenciali opozitar dhe po forcohet pushteti autoritar”, u shpreh Molliqaj.
Molliqaj ka komentuar edhe ftesën e Kurtit për darkë, ku shkoi vetëm Memli Krasniqi i PDK-së.
“Kurti është dhunuesi i PDK-së”, u shpreh Kurti.
“Jo pse dhunuesi e thirrë viktimën. Problemi është që viktima në mënyrë të vullnetshme shkon te dhunuesi”, e ka komentuar Molliqaj darkën Kurti-Krasniqi.
Molliqaj, e ka krahasuar veten kur ka qenë pjesë e VV-së me opozitën aktuale.
“Unë kam vrapuar pas Kurtit ama unë i kam besuar 100 për qind. Edhe e kam dashtë Kurtin edhe i kam besuar. E këta, as nuk i besojnë as nuk e duan edhe vrapojnë pas tij, janë gati me çu krejt partinë pas tij”, u shpreh Molliqaj.
Molliqaj, tha se “Kurti po i shfrytëzon opozitarët”.