14.3 C
New York
Monday, May 20, 2024

Buy now

Molliqaj: Nesër kërkojmë dorëheqjen e Kurtit

- Advertisement -

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka bër edhe njëherë njoftimin, se nesër më 25 mars, kjo parti organizon protest kundër marrëveshjes së dakorduar në Bruksel e Ohër.

Molliqaj ka ftuar qytetarët që të dalin sa më masivisht në këtë protestë, ku ka njoftuar se do të kërkohet dorëheqja e Kryeministrit Kurti, pasi sipasi Molliqajt Ai nuk ka legjitimitet që të arrijë marrëeshje të tillë me Serbinë, ku sipas tij as nuk njihet pavarësia e Kosovës, e në anën tjetër Kosova merr përsipër krijimin e një pushteti parallel njëetnik, duke iu referuar Asociacionint.

Postimi i plotë i Molliqajt:

NESËR PROTESTOJMË!

Rrenat që pushteti i përdorte për ta arsyetuar marrëveshjen i patën këmbët e shkurtëra. Propaganda nuk iu eci. Revolta e madhe qytetare është dëshmia për këtë.

Tashmë, 1 javë pas dakordimit në Ohër, po e kuptojmë qartë se çka lë të kuptojë Plani Evropian dhe Aneksi i Zbatimit.

Në njërën anë, marrëveshja normalizon mosnjohjen në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe, me vullnetin politik të Kurtit, Kosova heq dorë nga kërkesa për njohje.

Në anën tjetër, Kosova, me vullnetin politik të Kurtit, merr përsipër të krijojë Asociacion njëetnik me autonomi substanciale si formë e pushtetit paralel përballë pushtetit qendror.

Marrëveshja është jashtëzakonisht e dëmshme. Prandaj rezistenca duhet të jetë e përbashkët e masive. Nesër, me 25 mars, protestojmë duke kërkuar dorëheqjen e Kurtit. Ky kryeministër nuk ka legjitimitet të nënshkruajë marrëveshje të tillë.

Me këtë rast falënderojmë NISMA-n Socialdemokrate, organizatën OVL-UÇK dhe personalitetet publike të shqetësuar me cënimin që po i bëhet demokracisë.

Shihemi në protestë!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit