Molliqaj: Kurti po e konsolidon pushtetin, opozita po pret ftesa prej tij për presidentin

- Advertisement -

Lideri i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka kritikuar ashpër opozitën, duke thënë se mungesa e veprimit po i hap rrugë kryeministrit Albin Kurti për të forcuar kontrollin mbi institucionet shtetërore.

Përmes një video të publikuar Molliqaj tha se Opozita po pret nga kryeministri ftesa për zgjedhjen e presidentit, ftesa për pjesëmarrje në qeveri.

“Opozita po pret nga kryeministri ftesa për zgjedhjen e presidentit, ftesa për pjesëmarrje në qeveri. Me kësi opozite, ky kryeministër do t’i fusë në kontroll të gjitha institucionet”, deklaroi ai.

Të ngjashme

Të fundit