Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka bërë të ditur se partia e tij ka zhvilluar një aksion në komunën e Gjilanit, duke vendosur një pankartë, ku kjo komunë quhej e Vetëvendosje-s.
Molliqaj ka thënë se “erdhi dita për familjarë e militantë”, duke dhënë disa informata që sipas tij, lidhen me punësime të të afërmve në këtë komunë.
“‘Erdhi dita’ për familjarë e militantë. Komuna e Gjilanit është shndërruar në Komunën e VETËVENDOSJE!-së. Zyra e Kryetarit në Zyrën për punësim të familjarëve dhe militantëve.” – ka shkruar ndër të tjera ai.