Pas aktgjykimit për krerët e UÇK-së, rinia bashkohet në Kuvend për një rezolutë të përbashkët

- Advertisement -

 Pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 në çështjen KSC-BC-2020-06, Kryetarja e Kuvendit të të Rinjve të Kosovës, Drilona Dedinca, ka thirrur Tryezën Urgjente Mbarëkombëtare të Rinisë në Kuvendin e Kosovës.

 Në takim marrin pjesë forume rinore politike, struktura studentore dhe përfaqësues të rinisë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, me qëllim diskutimin përtej dallimeve politike dhe identifikimin e hapave të përbashkët.

 Në fokus është Draft-Rezoluta për Unitetin dhe Veprimin e Përbashkët të Rinisë, e cila synohet të finalizohet dhe të nënshkruhet nga strukturat që pajtohen me përmbajtjen.

 Pas tryezës, në oborrin e Kuvendit do të mbahet një deklaratë e përbashkët për media, ku do të prezantohen rezultatet dhe do të lexohet deklarata e përbashkët e pjesëmarrësve.

Të ngjashme

Të fundit