14.1 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

Molliqaj ironizon keq me ministrin Krasniqi: Deri te “Molla e Kuqe”, Elbert

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, është tallur me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i cili po merret me të gjitha veprimet e Qeverisë Kurti në veri.

I pari i PSD-së ka bërë me dije se Krasniqi është maskë, vello imazhi për opinion publik ndërkombëtar.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka ironizuar me ministrit në fjalë duke e ftuar të mos ndalet deri të molla e kuqe.

“Elbert Krasniqi është ministër që vjen nga pakica egjiptiane, të cilët bashkë me romët dhe ashkalinjtë janë grupi më i shtypur në Kosovë. Profili i Elbertit është përzgjedhje e Kurtit. Elberti egjiptian është maskë, vello imazhi për opinion publik ndërkombëtar. Sigurisht, Elberti e ka pranuar shërbimin. Ai është bërë simbol i betejave populliste e sovraniste të Kurtit. Elberti është i edukuar, s’besoj se ka komplekse as nevoja për t’u dëshmuar më shqiptar se shqiptarët. Në nivel të njohjes ai e din se kështu s’duhet. Por, deliri popullist i përjetuar si lavdi, bashkë me oportunizmin e pushtetit e ka bërë Elbertin simbol të nacionalizmit brenda konfliktit shqiptaro-serb. Elberti është edhe një provë tjetër se kombi nuk është çështje gjaku, mund të thoshte ndonjë cinik”, ka shkruar Molliqaj.

Ai ka treguar se për cka do të mbahet mend ministri Krasniqi.

“Këtë ministër nuk ka me mbajtë në mend komuniteti i tij që jeton në kushte katastrofale. Si ministër, ai po shërben për qëndrimin e kryetarëve të dhunshëm. Në anën tjetër, komuniteti prej nga vjen ai ka shkallë të ulët edukimi, shkallë të lartë varfërie e martesa të hershme etj. Shumë mire, deri te molla e kuqe Elbert!”, ka shkruar i pari i PSD-së.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit