11.3 C
New York
Wednesday, April 24, 2024

Buy now

Modelja e njohur ndërron jetë duke bërë operacion të pasmet

- Advertisement -

Ajo vdiq nga një goditje në tru gjatë operacionit, në të cilin ishte duke aplikuar silikon industrial dhe polimetil metakrilat në të pasmet e saj.

Lajmin për vdekjen e ka bërë të ditur familja me anë të një postimi të shpërndarë në rrjete sociale.

“Miq, fatkeqësisht Lygia ka kaluar në botën tjetër. Ju falënderojmë për gjithë mbështetjen, ju kërkoj të na kuptoni, nuk mund t’i përgjigjemi të gjitha mesazheve”, thuhet në deklaratë.

“Përveç kësaj, informacioni për atë që ka ndodhur tashmë është shpjeguar këtu. Nuk është e nevojshme të shpjegohen të gjitha detajet tani. Respektoni dhimbjen tonë”.

Çfarë është PMMA?
Është një substancë që duhet të trajtohet nga profesionistë dhe duhet të injektohet në doza të vogla, por është e ndaluar në vithe dhe gjoks dhe mund të jetë fatale.

Gjatë procesit, mikrosferat e materialit shpërndahen në të gjithë yndyrën dhe ngjiten në inde.

Substancat e rrezikshme u përhapën në të gjithë trupin e modeles, duke shkaktuar vdekjen e saj.

Modelja ishte përdoruese e rregullt e operacioneve estetike dhe i fundit ishte në të pasme.

Problemi kryesor është se ajo iu nënshtrua operacioneve në një klinikë klandestine dhe të panjohur.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit