Mjeti i dyshimtë të ‘4 Llullat’ në Prishtinë, policia jep detajet e fundit

- Advertisement -

Sot, rreth orës 17:00, Policia e Kosovës ka pranuar një informacion se në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë, është vërejtur një mjet i dyshuar.

Menjëherë pas marrjes së informatës, njësitet policore relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë masat e menjëhershme të sigurisë,  duke evakuuar qytetarët dhe duke vendosur perimetrin e sigurisë.

Në vendngjarje ka dalë edhe Njësiti  për Trajtimin e Mjeteve të Improvizuara Eksploduese, i cili është marrë me trajtimin profesional, të sigurt dhe të kontrolluar të mjetit të dyshuar (i cili dyshohet se është lëshuar nga ajri), duke evituar çdo rrezik të mundshëm për qytetarët dhe banorët e asaj zone.

Të ngjashme

Të fundit