Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili ka komentuar protestën e sotme kundër aktgjykimit dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Pjesëmarrja masive, sipas tij, është mesazh i qytetarëve të Kosovës.
“Sot Kosova foli qartë! Tani është radha e Kryeministrit ta sjell në Kuvend ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara, dhe e secilit deputet të zgjedhur t’ja dëshmojë popullit ku e si rreshtohet: krah UÇK-së, apo krah padrejtësisë dhe të pavërtetës!”, ka thënë Ismaili.
Ai ka thënë se çdo vonesë, rritet padrejtësia ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
“Çdo ditë vonesë e bën padrejtësinë ndaj çlirimtarëve më të dhimbshme dhe më të madhe! Nuk ndalemi deri sa të ketë drejtësi!”, ka thënë ai.






