28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Mjete financiare dhe sigurohet një asistente për nënën që solli në jetë katërnjakë

- Advertisement -

Komuna e Podujevës në bashkëpunim me institucionet e saj, ka vendosur t’i ofrojë mbështjetje financiare dhe sigurim të një asistenteje nënës 26-vjeçare, e cila sot solli në jetë katërnjakë.

Një vendim të tillë, e bëri të ditur kreu i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i cili dhe prindërve të fëmijëve u uroi shëndet.

”Lajm i mrekullueshëm lindja e katërnjakëve nga një nënë e re në QKUK, ky është një bekim i madh për familjen e gëzim për mbarë shoqërinë.

Nëna dhe fëmijët janë shumë mirë me shëndet dhe po e marrin shpejt vetën. I uroj nga zemra Diellzën dhe Agronin për lindjen e fëmijëve, duke ju dëshiruar jetë të gjatë, të shëndetshme dhe të lumtur së bashku!

Si institucione komunale do të ofrojmë mbështetje financiare për familjen, si dhe do të sigurojmë një asistente për nënën për kujdesin ndaj fëmijëve”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit