10.9 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Mjeku kujdestar për një nga të plagosurit në Prishtinë: Ka plagë në kraharor, por në gjendje stabile

- Advertisement -

Endrit Shala, mjeku kujdestar në Klinikën e Kardiokirurgjisë, ku po trajtohet njëri nga pesë të plagosurit nga përleshja e mbrëmshme në Prishtinë, ka thënë për Ekonomia Online, se gjendja e pacientit është stabile, megjithëse ka plagë nga armë zjarri në kafaz të kraharorit dhe në parakrah.

Shala ka thënë se sipas ekzaminimeve të bëra, pacienti nuk ka nevojë për intervenime kardiokirurgjike dhe se mjafton një përcjellje e vazhdueshme e tij.

“Mbrëmë janë bërë ekzaminimet e nevojshme dhe është parë që ai ka nevojë për përcjellje, të paktën për 24 orë në klinikën tonë. Momentalisht është në gjendje stabile, ka një plagë më armë zjarri në kafaz të kraharorit dhe në parakrah, por nuk ka pasur ndonjë indikacion për intervenim kardiokirurgjik. Mjafton një përcjellje e vazhdueshme tij”, ka thënë Shala për EO.

Një përplasje e armatosur mes dy grupeve ka ndodhur mbrëmë në kryeqytet. Rreth orës 22:04 në rrugën Gazmend Zajmi, dy familje të Prishtinës, Sekiraqa dhe Gashi – Capat, i qëruan hesapet mes tyre.

Si pasojë, një person mbeti i vdekur dhe pesë të tjerë u plagosën.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit