“Mjaftë me spekulime”, Fatos Geci i reagon Gani Gecit dhe të tjerëve: Vetë e kam shkruar fjalimin në mënyrë spontane

- Advertisement -

Deputeti i Grupit Parlamentar të VV-së, Fatos Geci, nuk është tërhequr nga deklarata skandaloze e tij në Kuvendin e Kosovës, gjatë seancës së djeshme, ku tha se ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi e pret fati i njëjtë me atë të Naim Murselit, që u dënua me burgim të përjetshëm.

Në një postim që e ka bërë sonte në Facebook, Geci e ka forcuar më tej qëndrimin e tij, duke u shprehur se ato fjalë i ka shkruar vetë dhe kanë qenë në ‘mënyrë spontane’.

Ky reagim erdhi pasi xhaxhai i tij, Gani Geci, tha se nipit ia ka shkruar dikush i afërt i Kurtit atë fjalim.

Këto deklarata, Fatos Geci i quajti spekulime.

“Mjaftë më spekulime. Unë i kam shkruar vetë ato fjali në mënyrë spontane, në momentin kur deputeti i PDK-së tha se po friksohemi nga Thaçi. Jepini fund këtyre lojërave”, ka shkruar Geci.

Nga deklarata e tij janë distancuar disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Të ngjashme

Të fundit