31.7 C
New York
Tuesday, June 25, 2024

Buy now

Mision humanitar në QKUK, mjekët nga Turqia operojnë fëmijët me probleme në zemër

- Advertisement -

Një ekip i mjekëve nga Turqia do të realizojnë intervenime kardiokirurgjike te fëmijët me probleme në zemër dhe do bëjnë ekzaminime kardiologjike, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Në përbërje të ekipit mjekësor ka mjekë kardiologë, kardiokirurgë, anesteziologë, infermierë dhe teknikë të anestezionit. Misioni ka filluar sotdhe do të zgjasë 10 ditë.

Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, Elvir Azizi dhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, kanë mirëpritur sot në QKUK ekipin e mjekëve kardiokirurgë dhe kardiologë të fëmijëve nga Turqia, në kuadër të misionit “Muntada Aid”.

Prezentë ishin edhe këshilltarja e kryeministrit të Kosovës, Elizabeth Gowing, dr. Ramush Bejiqi, drejtoresha e Klinikës së Pediatrisë, dr. Violeta Grajqevci, drejtoresha e Klinikës së Radiologjisë Shkëndije Nuza dhe dr. Shpejtim Shurdhiqi, u.d. i drejtori të Klinikës së Kardiokirurgjisë.

Drejtori i SHSKUK-së, Elvir Azizi, falënderoi organizatën “Muntada Aid” dhe ambasadorin Hargreaves për mbështetjen, duke shtuar se ky mision është një mundësi e mirë që fëmijët e Kosovës të përfitojnë intervenime në zemër, pa pasur nevojë të dalin jashtë vendit.

Ambasadroi i Britanisë së Madhe, Jonathan Hargreaves, u shpreh i lumtur që ky mision humanitar po realizohet dhe që po përfitojnë fëmijët e Kosovës.

Në emër të ekipit, foli dr. Ibrahim Cansaran, i cili po ashtu, shprehu kënaqësinë që kanë mundësinë të ndihmojnë fëmijët e Kosovës.

Sipas tij, kjo është një mundësi e mirë që të përfitojnë eksperiencë edhe stafi vendos i mjekëve dhe infermierëve.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit