Mirena: Kritika duhet të fokusohet në atë se çfarë opozite bëri PDK-ja e partitë e tjera, e jo pse nuk e kthyen Fatmir Limajn

- Advertisement -

Gazetari Ilir Mirena, ka thënë se është gabim të vajtohet pse PDK-ja nuk e kthehu Fatmir Limajn.

Ai ka thënë se kritika ndaj PDK-së, por edhe partive tjera duhet të orientohet se çfarë opozitë kanë bërë ndaj Albin Kurtit.

Kështu Mirena pyeti se shpresa e PDK-së ka mbetur në këto 15 mijë votat e Limajt?

“Unë mendoj që e kanë gabim sepse ato emocione, ai mllef jo vetëm ndaj PDK-së, por edhe LDK-së, do duhej me u orientu çfarë opozite kanë bërë deri tash, jo me vajtu pse nuk e kthyen në Fatmir Limajn, a krejt shpresa ka mbetur në 15 mijë vota a”, ka thënë ai në “Pressing” të T7.

Të ngjashme

Të fundit