Ardian Gjini është votuar për prirës të listës së AAK-së për zgjedhjet e 7 qershorit. Ai i futar në Kanal 10, ka thënë se AAK me të në krye do të futet në zgjedhje për t’i fituar zgjedhjet. Ai ka thënë se s’është aspak sfidë pragu.
“Nuk është temë kjo për aleancën, as nuk është sfidë. Ne po bëhemi gati me i fitu zgjedhjet. Sado që ne e dijmë që është një mal përpara, ne nuk jemi duke luftuar për prag, por për t’i fituar zgjedhjet. Gradualisht do t’i shpalosim temat më esenciale për Kosovën” – tha ndër të tjera ai, në “Politico” të Kanal 10.






