Midis yjeve të Hollivudit, Met Gala e këtij viti pati edhe një shqiptar si protagoniste. Mira Murati, e konsideruar si një nga gratë më të fuqishme në teknologji në botë, mori pjesë në sfilatën më të madhe të modës.
Themeluesja e kompanisë “Thinking Machines” dhe ish-drejtoresha e teknologjisë në OpenAI mbante veshur një fustan të zi të gjatë e elegant, me një prerje të ngushtë që i theksonte format trupore.
Fustani kishte një dekolte të theksuar në formë V dhe ishte zbukuruar me elementë me ngjyrë ari.








