15.2 C
New York
Saturday, May 18, 2024

Buy now

Ministrja Gërvalla skandalizon Konsullatën e Përgjithshme në Hamburg në Ditën e Pavarësisë

- Advertisement -

Dje, me 17 Shkurt, është festuar 14 vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, por se as kjo festë nuk kaloi mirë në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Hamburg, pasi atje ka qëndruar kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, e siç mëson Gazeta Metro ajo nuk kishte lajmëruar fare për vizitën, ndërse sjellja e saj ka qenë skandaloze. 


Përderisa mysafirët e ftuar nga Konsulli i Përgjithshëm në ikje, Gramos Begolli, po festonin Ditën e Pavarësisë, pa paralajmërim fare në Konsullatë arrin ministrja Donika Gërvalla-Schwarz e shoqëruar nga miku i saj, Muhamet Idrizi, kryetari i shoqatës “Oda” në Hamburg, e siç merr vesh Gazeta Metro, është shkaktuar skandal nga sjellja e pahijshme e ministres.

Në ftesën dhe programin e përgatitur nga Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Hamburg, nuk figuron fare emri i ministres, e aq më pak i mikut të saj, Muhamet Idrizin, kryetari i shoqatës “Oda” në Hamburg, e që as ky i fundit nuk ishte mes të ftuarve.

Ndryshe, Muhamet Idrizi nuk njihet si një person i dëshirueshëm nga komuniteti shqiptarë, nga qëndrimi i tij në Epingen në Baden Würtemberg, i cili nga përplasja me diasporën atje ka quar deri në rrahje, për çka ai tani gati tri vite jeton në Hamburg.

Për shkak të kësaj të kaluar dhe qëndrimit të tij përçarës ndaj komuniteti atje, ai nuk ka qenë as i ftuar në ngjarjen e organizuar në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Hamburg.

Idrizi ndryshe njihet edhe me qëndrimet të afërta me ministren Donika Gërvalla-Schwarz, dhe kryetaren e re të ‘Listës Guxo’.

Por ajo që ka skandalizuar Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Hamburg, është sjellja e pahijshme e ministres Gërvalla e cila veç se nuk kishte lajmëruar fare praninë e saj, ajo ka kërkuar nga Konsulli i Përgjithshëm në ikje, Gramos Begolli, që t’i kërkoj falje Idrizit për mos ftesën si dhe pa qenë fare në programin folës, ajo i jep të drejtë Idrizit që të mbaj dhe ai një fjalim para të pranishmëve.

Në përplasjen verbale mes ministres Donika Gërvalla-Schwarz dhe Konsullit të Përgjithshëm, komunikimi ka degraduar në fyerje dhe sharje, merr vesh Gazeta Metro nga burimet brenda Konsullatës.

E gjithë kjo ka ndodhur në 14 vjetorin e Ditës së Pavarësisë, në prani te të ftuarve, diçka e tillë nuk kishte ngjarë më parë.

Kjo është ftesa dhe programi që ka përgatitur Konsullata e Përgjithme.

Më poshtë mund ta shihni fjalën e mbajtur nga Idrizi të cilit ia mundëson, ministrja Gërvalla, e i cili s’ka qenë i ftuar fare.

https://www.facebook.com/watch/odahamburg/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit