-0.4 C
New York
Thursday, February 29, 2024

Buy now

Ministria e Mbrojtjes tregon prioritetet e këtij viti

Ministria e Mbrojtjes e Kosovës ka njoftuar për prioritetet e saj për vitin 2024.

Përmes një postimi në faqen zyrtare të kësaj ministrie, bëhet e ditur se ndër të tjera, Ministria e Mbrojtjes ka prioritet për vitin 2024 zhvillimin e burimeve njerëzore, logjistike, infrastrukturore, zgjerimin e infrastrukturës, e ristrukturimin e ministrisë.

Ky është njoftimi i plotë:

“Prioritetet e Ministrisë së Mbrojtjes për vitin 2024

  • Zhvillimi i burimeve njerëzore, logjistike, infrastrukturore, kapaciteteve të inteligjencës dhe vazhdimi i blerjeve strategjike sipas konceptit shtet me shtet dhe shtet me prodhues.
  • Ristrukturimi i Ministrisë së Mbrojtjes.
  • Pas miratimit të Ligjit për Agjencinë për Inteligjencë dhe Siguri te Mbrojtjes hartimi i akteve nënligjore dhe dokumenteve të tjera përcjellëse për funksionalizimin e Agjencisë.
  • Hartimi i Ligjit për Komponentin Rezervë bazuar ne Draft-Koncept Dokumentin për Komponentin Rezervë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
  • Investimi në sisteme moderne të armatimit.
  • Hartimi i Strategjisë për Zhvillimin e Industrisë së Mbrojtjes së Kosovës.
  • Zhvillimi i kapaciteteve të mirëmbajtjes.
  • Zgjerimi i infrastrukturës.
  • Krijimi i Qendrës Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike”

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit