Besnik Mujeci asambleist i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, njëherit edhe eksponent i partisë në pushtet deri në momentin e arrestimit, u kap me drogë nga autoritetet shqiptare vitin e kaluar.

Që nga gushti i vitit të kaluar ai ndodhet në duart e autoriteteve shqiptare, shkruan lajmi.net.

Lajmi.net është interesuar për fatin e tij, dhe ka kontaktuar organet e ndjekjes atje.

Nga prokuoria shqiptare e Tiranës kanë dhënë një përgjigje, duke thënë se hetimet vazhdojnë dhe për arsye të “sekretit hetimor” nuk mund të ndajnë më shumë detaje.

Pra ai vazhdon të mbetët në paraburgim dhe gjykimi ndaj tij ende nuk ka filluar.

Kujtojmë që gjatë operacionit të Policisë së Shtetit u sekuestruan gjithsej 11 mijë e 300 tableta ekstazi MDMA, me vlerë tregu rreth 400 mijë euro.

Mujeci, së bashku me katër persona të tjerë, Mithat Ramadani po ashtu banues në Prishtinë dhe Kalem Picari, Ambra Myftari dhe Daniel Avdija, të tre banues në Tiranë, dyshohet se kanë kaluar drogën nëpërmjet linjave të autobusëve Prishtinë-Tiranë.

Sipas Policisë së Shtetit shqiptar, fluksi i sezonit turistik u shfrytëzua edhe për trafikim të drogës nga Kosova në Shqipëri.

Partia e tij, pra Lëvizja Vetëvendosje nuk priti gjatë dhe e përjashtoi Mujecin nga të gjitha funksionet partiake.