Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Ermal Nufi, është takuar me kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO’s, Giuseppe Cavo Dragone. Ky takim, siç njofton kjo ministri, ka qenë në funksion të forcimit të dialogut strategjik dhe thellimit të bashkëpunimit të Shqipërisë me NATO-s në çdo nivel.
Po ashtu, bëhet e ditur se gjatë takimit, i është dhënë vëmendje e veçantë ndaj Kosovës dhe rolit të KFOR në garantimin e stabilitetit dhe paqes.
‘’ Roli strategjik të Korridori VIII dhe zhvillimii i Porto Romanos me mbështetjen e mëtejshme nga Aleanca, i rendësishëm për avancimin e projekteve me rëndësi kombëtare dhe rajonale’’’, thuhet mes tjerash në njoftim.
Postimi:
Bruksel- Takim i rëndësishëm me Giuseppe Cavo Dragone, Kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO, në funksion të forcimit të dialogut strategjik dhe thellimit të bashkëpunimit të Shqipërisë me Aleancën në çdo nivel. 🤝🇦🇱
Vëmendje e veçantë ndaj Kosovës dhe rolit të KFOR në garantimin e stabilitetit dhe paqes.
Roli strategjik të Korridori VIII dhe zhvillimii i Porto Romanos me mbështetjen e mëtejshme nga Aleanca, i rendësishëm për avancimin e projekteve me rëndësi kombëtare dhe rajonale.
Shqipëria mbetet e përkushtuar për të forcuar më tej rolin e saj në NATO, në funksion të paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë.






