16.1 C
New York
Saturday, May 18, 2024

Buy now

Ministri irlandez: Marrëveshja me Serbinë kërkon kompromise

- Advertisement -

Ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane të Irlandës, Thomas Byrne nga Prishtina e ka inkurajuar Kosovën që të përkushtohet në dialogun me Serbinë.

Në një konferencë të përbashkët për media me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe ministren e Finlandës për Çështje Evropiane dhe Drejtimin e Pronësisë, Tytti Tuppurainen, Byrne ka thënë se nga ky proces pati zhvillime pozitive së fundmi.

Byrne ka thënë se ky dialog “është mënyra më e mirë për t’i zgjidhur diferencat apo dallimet dhe për ta avancuar perspektivën evropiane të Kosovës”.

Ai ka përmendur edhe rrugën e vështirë të pajtimit që Republika e Irlandës e pati me Irlandën Veriore.

“Ne në Irlandë e dimë që mund të jetë një rrugë e vështirë për pajtimin. Kërkon durim dhe çdo marrëveshje e paqes ka kompromise për të gjitha anët. Kjo ishte edhe në marrëveshjen që e kemi pasur me Irlandën Veriore. Kemi pasur disa çështje edhe me Kushtetutën e Irlandës Veriore dhe kemi hequr dorë nga disa çështje”, ka thënë Byrne.

Më tutje, ai ka thënë se me Irlandën kanë parimet e barazisë, njohjes së njëra-tjetrës dhe marrëdhënie të mira.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit