Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, do të presë nesër në takim ministrin e Deleguar për Evropën të Republikës së Francës, Benjamin Haddad.
Pas takimit dypalësh, Konjufca dhe Haddad, së bashku me ministrin e Financave, Hekuran Murati, do të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në fushën e drejtësisë, arsimit dhe organizimit të Lojërave Mesdhetare.
Më pas, ministrat Konjufca dhe Haddad do të mbajnë një deklaratë të përbashkët për media.
Takimi do të zhvillohet më 27 korrik 2026, në ora 09:00, në objektin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.






