6.7 C
New York
Saturday, January 18, 2025

Buy now

Ministri Hasani në Kiev, inauguron ambasadën shqiptare pas sulmit rus

- Advertisement -

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani, përfundoi vizitën e tij të punës në Ukrainë me inaugurimin e ambasadës së Shqipërisë në Kiev.

Në ceremoni mori pjesë edhe homologu i tij ukrainas, Andrii Sybiha.

Ambasada, e hapur në fund të vitit 2024, pati pësuar dëme materiale nga sulmet me raketa ruse që goditën objektin disa javë më parë. Hasani theksoi se ambasada nuk është vetëm një simbol i bashkëpunimit të fortë ndërmjet Shqipërisë dhe Ukrainës, por edhe një dëshmi e qëndrueshmërisë dhe angazhimit të dy vendeve për një të ardhme të paqes, progresit dhe integrimit të Evropës.

Hasani dhe Sybiha, theksuan se ambasada do të shërbejë si një urë e qëndrueshme për lidhje më të forta mes dy shteteve, duke forcuar gjithashtu angazhimin për një Evropë të bashkuar, të fortë dhe të begatë.

Gjatë vizitës, kryediplomati shqiptar mori pjesë gjithashtu në një ministerial të organizuar nga Ukraina dhe vendet e Evropës Juglindore, me ftesë të Ministrisë së Jashtme të Ukrainës.

Ai u takua me liderë të lartë të Ukrainës, përfshirë Presidentin Volodymyr Zelensky, kryetarin e Parlamentit Ruslan Stefanchuk, kryeministrin Denys Shmyhal, zv/kryeministren Olga Stefanishyna dhe Ministrin e Jashtëm Andrii Sybiha.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit