Rregulloret fiskale evropiane dhe gjermane do të duhet të rishikohen nëse ka një marrëveshje mes partnerëve evropianë për shpenzime më të mëdha të mbrojtjes, tha ministri gjerman i Financave Jörg Kukis në margjinat e takimit të Eurogrupit në Bruksel.
Ministrat evropianë të financave po takohen në Bruksel dhe diskutojnë, ndër të tjera, se si mund të financohen shpenzimet më të larta të mbrojtjes, siç raporton Reuters.
Kancelari gjerman Olaf Scholz ka propozuar një rregullim të rregulloreve evropiane të borxhit për një periudhë të kufizuar kohore dhe vetëm për të lejuar përjashtime për shpenzimet e mbrojtjes që shkojnë mbi 2% të PBB-së të parashikuar në kuadrin e NATO-s. “Do të jetë një reformë e synuar”, tha Kukis.
Ai paralajmëroi megjithatë se sektori i mbrojtjes nuk mund të financohet në baza të p“Po flasim për një rregullim dhe marrëveshje kalimtare dhe jo për një zgjidhje të përhershmeërhershme me borxh shtesë, duke vënë në dukje se shumë vende kanë treguar se si të përmbushin kërkesat e NATO-s brenda dispozitave buxhetore. ”, theksoi ai.
Rregullat e reja fiskale të BE-së hynë në fuqi në prill të vitit të kaluar, kujton agjencia ndërkombëtare e lajmeve