Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se në takimin e sotëm të përbashkët të Komiteteve të Punëve të Jashtme dhe BE-së në Prishtinë kanë trajtuar çështjet jetike të bashkëpunimit rajonal, integrimit në BE dhe vlerave euroatlantike.
Kusari-Lila tha se duke u angazhuar në diskutime me homologët tanë, ne po forcojmë rrugëtimin tonë drejt BE-së.
“E emocionuar për të trajtuar çështjet jetike të bashkëpunimit rajonal, integrimit në BE dhe vlerave euroatlantike në Takimin e sotëm të Përbashkët të Komiteteve të Punëve të Jashtme dhe BE-së në Prishtinë. Duke u angazhuar në diskutime me homologët tanë, ne po forcojmë rrugëtimin tonë drejt BE-së”, ka shkruar ajo në “X”.