Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar rritje graduale e temperaturave gjatë 5 ditëve të ardhshme
Sipas parashikimeve të IHMK-së, nga data 25–29 qershor 2026, temperaturat do të jenë në rritje graduale në të gjithë territorin e Kosovës. Rajoni i Dukagjinit pritet të regjistrojë valë të nxehti të nivelit 2, ndërsa pjesa tjetër e vendit kryesisht nivelin 1.
IHMK ka bërë thirrje për kujdes nga ekspozimi i zgjatur në diell, dhe respektim të rekomandimeve nga IKSHPK.






