Militao rrezikon Botërorin

- Advertisement -

Mbrojtësi i Real Madrid dhe i Brazilit, Eder Militao, rrezikon seriozisht pjesëmarrjen në Kupën e Botës 2026 pas një rikthimi të lëndimit (“setback”) që ka komplikuar gjendjen e tij fizike.

Sipas raportimeve të fundit, Militao ka pësuar një rikthim të dëmtimit në muskulin e kofshës (biceps femoris), ku indi i dëmtuar nga lëndimi i mëparshëm është rihapur.

Kjo situatë mund ta detyrojë lojtarin t’i nënshtrohet operacionit, gjë që do ta zgjaste ndjeshëm periudhën e rikuperimit dhe do ta vendoste në rrezik të madh për Botërorin.

Fillimisht, u mendua se ai do të rikuperohej në kohë për turneun, por zhvillimet e fundit kanë ndryshuar krejtësisht panoramën. Tashmë ekziston frika reale që mbrojtësi brazilian të mos jetë gati për kompeticionin më të madh të futbollit.

Madje, disa raporte shkojnë edhe më tej, duke sugjeruar se operacioni mund ta lërë jashtë fushave për 4-5 muaj, çka praktikisht do ta përjashtonte nga Botërori me Brazilin.

Të ngjashme

Të fundit