Milani nuk pritet të aktivizojë opsionin për blerjen përfundimtare të Niclas Fullkrug nga West Ham Unitedi për 5 milionë euro, ndërsa Wolfsburgu raportohet se është i interesuar për sulmuesin.
Qendërsulmuesi u transferua në “San Siro” në formë huazimi në momentet e fundit të afatit të janarit, pasi “Rossonerët” dështuan të siguronin alternativa të tjera dhe Jean-Philippe Mateta nuk kaloi testet mjekësore.
Fullkrugi ka zhvilluar 16 paraqitje në Serie A me Milanin, duke shënuar vetëm një gol – në fitoren 1-0 ndaj Lecces më 18 janar – dhe vetëm tri herë ka qenë titullar.
Trajneri Massimiliano Allegri ka preferuar shpesh Rafael Leaon në rolin e “False 9”, edhe për shkak të mungesës së Santiago Gimenezit nga dëmtimi.
Si pasojë, Milani nuk ka ndërmend të paguajë për ta mbajtur përfundimisht 33-vjeçarin, i cili pritet të rikthehet te West Hami në fund të sezonit.
Megjithatë, ai mund të mos qëndrojë gjatë në Londër, pasi interesimi nga Wolfsburgu është konkret.
Kontrata e tij me West Hamin mbetet e vlefshme edhe në rast rënieje nga Premierliga, megjithëse paga e tij do të reduktohej me 50%.






