Një kapitull i ri, por me kujtime të vjetra dhe shumë të bukura, pritet të nisë te Milani.
Kuqezinjtë do të rikthehen te Adidas nga sezoni 2028/29, duke nënshkruar një kontratë që do t’i sjellë klubit plot 500 milionë euro për dhjetë vjet.
Sipas raportimit të “La Gazzetta dello Sport”, marrëveshja parasheh përfitime prej 50 milionë eurosh në sezon, duke e bërë atë sponsorizimin teknik më të vlefshëm në futbollin italian, përcjell “Gazeta Express”.
Adidas do ta zëvendësojë Pumën, me të cilën Milani bashkëpunon që nga viti 2018.
Marrëveshja aktuale kishte arritur vlerën e rreth 30 milionë eurove në sezon, ndërsa kontrata e re pothuajse e dyfishon këtë shumë.
Për tifozët kuqezi, ky është edhe një rikthim emocional. Adidas ishte marka që e shoqëroi Milanin në shumë prej periudhave më të suksesshme të historisë së tij, veçanërisht në vitet 1998-2018, kur skuadra fitoi dy herë Ligën e Kampionëve, në vitet 2003 dhe 2007.
Me këtë marrëveshje, Milani jo vetëm rikthen një partner historik, por siguron edhe një burim të jashtëzakonshëm të ardhurash për dekadën e ardhshme.






