5.8 C
New York
Thursday, April 25, 2024

Buy now

Milan i interesuar për transferimin e Sanches në verë

- Advertisement -

Milani është seriozisht në garë për transferimin e mesfushorit së Lille, Renato Sanches, përpara afatit kalimtar të kësaj vere.

“Rossonerët” po kërkojnë të vazhdojnë ndërtimin e skuadrës së re dhe të fortë, me drejtorët e klubit që aktualisht po punojnë për nënshkrimin e një qendërmbrojtësi të ri brenda këtij muaji, në mënyrë që të zëvendësojnë të dëmtuarin Simon Kjaer.

Klubi milanez aktualisht është në bisedime me Lille për Sven Botman dhe tani emri i Sanches është përmendur.

Siç raportohet nga “Calciomercato”, Milani është seriozisht i interesuar për Sanches si një zëvendësues i mundshëm i Franck Kessie, i cili ka të ngjarë të largohet nga kryeqyteti i Lombardisë në fund të këtij sezoni.

Kontrata e mesfushorit portugez 24-vjeçar me Lille skadon në qershor të vitit 2023 dhe përfaqësohet nga superagjenti Jorge Mendes.

Milan është tashmë në bisedime me agjentin portugez në lidhje me një zgjatje të kontratës për Rafael Leao dhe Sanches mund të vijë edhe në takim.

Ish-lojtari i Bayern Munichut do të donte të provonte një sfidë të re dhe e ka vendosur Milanin në krye të listës së preferencave, pavarësisht interesimit nga disa klube angleze dhe franceze. Asgjë konkrete nuk ka ndodhur ende, por gjërat mund të nxehen seriozisht gjatë muajve të ardhshëm.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit