Miftaraj: Ka ardhur koha të bëhet dallimi mes gazetarëve, aktivistëve dhe influencerëve

- Advertisement -

Misioni faktmbledhës i Platformës së Këshillit të Evropës për Sigurinë e Gazrtarëve ka publikuar të hënën raportin me titull “Kosovë: Rikthimi i lirisë së mediave pas rënies”. Sipas raportit, liria e medias në Kosovë ka shënuar përkeqësim si pasojë e ndërhyrjeve politike, sulmeve verbale ndaj gazetarëve dhe dobësimit të pavarësisë së institucioneve mediale.

Për këtë në “Pressing” të T7 ka folur edhe Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi

Ai ka thënë se duhet të bëhet dallimi në mes aktivistëve të shoqërisë civile, gazetarëve dhe influencerëve.

“Jam i sigurt që në të ardhmen kemi pasur një nevojë që me bë dallimin mes aktivistëve shoqërisë civile, gazetarëve dhe influencerëve”, ka thënë ai.

Të ngjashme

Të fundit