Dukagjini mposhtet minimalisht në Zvicër nga Lugano

- Advertisement -

Dukagjini ka pësuar humbje në Zvicër ndaj Luganos.

Ekipi nga Klina u mposht minimalisht 1:0 në udhëtim nga Lugano, në kuadër të raundit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 31-të nga Steffen.

Në minutën e 87-të, Rexhaj i Dukagjinit u ndëshkua me karton të kuq, por për fatin e mirë të ekipit të udhëhequr nga Arsim Thaqi, nuk pësuan gola të tjerë.

Ndeshja e kthimit zhvillohet javën tjetër në Prishtinë dhe Dukagjini ka ende mundësi për të përmbysur rezultatin dhe për të avancuar tutje.

Të ngjashme

Të fundit