28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Mexhiti: Kurti mbështetë opozitën shqiptare në Maqedoni, VV-ja do të jetë pjesë e zgjedhjeve

- Advertisement -

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, ka thënë se kryeministri, Albin Kurti, mbështet opozitën shqiptare në Maqedoninë e Veriut dhe se Lëvizja Vetëvendosja do të jetë pjesë e opozitës atje.

Sipas tij, VV-ja “de-facto’ është pjesë e opozitës shqiptare atje.

“Më konkret rreth bashkëpunim zoti Kurti dhe Vetëvendosja mbështet serish opozitën shqiptare si edhe ma herët. Vetëvendosja është pjesë e opozitës shqiptare atje, dejure nuk do të jetë, sepse nuk është regjistruar në Maqedoni. De facto, veç është pjesë e opozitës shqiptare, sepse opozita shqiptare, është në kuadër të Lidhjes Evropiane për Ndryshim…

Veç jemi duke e përgatitur programin zgjedhor dhe atë janë duke punuar katër subjektet dhe përfaqësues të VV-së Arbër Zaimi, Bekim Çoku dhe ekspertë të tjera jemi ne bisedime edhe me Travarin”, ka thënë Mexhiti në “Debat Plus”.

Ndërsa, siç njoftoi zyra e Kryeministrit, gjatë së martës Kurti priti në takim Arben Taravarin, kryetar i Aleancës për Shqiptarët (ASh) dhe i komunës së Gostivarit, si dhe udhëheqësit e Lidhjes Evropiane për Ndryshim (LEN), Bilall Kasamin, kryetar i Lëvizjes BESA e i komunës së Tetovës, Izet Mexhitin, kryetar i Lëvizjes Demokratike dhe deputeti e Afrim Gashin, kryetar i Alternativës, po ashtu deputet.

Kujtojmë se para pak ditësh në RMV është zgjedhur kryeministër teknik, Talat Xhaferi, nga BDI, kështu duke u bërë kryeministri i parë shqiptar në historinë e shtetit maqedonas.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit