WhatsApp në pronësi të Meta-s ka mbi 3 miliardë përdorues aktiv mujorë, duke e bërë atë një nga aplikacionet më të njohura të mesazheve në mbarë botën.
Pavarësisht popullaritetit, përdoruesit kanë dëshiruar më shumë opsione të personalizuara.
E me sa duket, ndryshime të tilla do të prezantohen së shpejti.
Në versionin më të fundit beta të WhatsApp për iOS, mediat e huaja kanë zbuluar se Meta po ndërhyn me një veçori të re.
Me funksionin e ri, përdoruesit do të jenë në gjendje të zgjedhin një ngjyrë dhe sfond të ri për temën e paracaktuar të bisedës.
Pasi të zgjidhni ngjyrën, ajo do të bëhet automatikisht tema e parazgjedhur e bisedës.
Gjithashtu, thuhet se aplikacioni po punon edhe për një veori që e kontrollon ngjyrën e tij.
Nëse ajo prezantohet, përdoruesit do mund ta ndryshojnë ngjyrën e aplikacionit nga e gjelbërta në tjera nuanca