21.9 C
New York
Friday, June 14, 2024

Buy now

Meta prezanton veçorinë e re që do të sjellë më shumë ngjyra në WhatsApp

- Advertisement -

WhatsApp në pronësi të Meta-s ka mbi 3 miliardë përdorues aktiv mujorë, duke e bërë atë një nga aplikacionet më të njohura të mesazheve në mbarë botën.

Pavarësisht popullaritetit, përdoruesit kanë dëshiruar më shumë opsione të personalizuara.

E me sa duket, ndryshime të tilla do të prezantohen së shpejti.

Në versionin më të fundit beta të WhatsApp për iOS, mediat e huaja kanë zbuluar se Meta po ndërhyn me një veçori të re.

Me funksionin e ri, përdoruesit do të jenë në gjendje të zgjedhin një ngjyrë dhe sfond të ri për temën e paracaktuar të bisedës.

Pasi të zgjidhni ngjyrën, ajo do të bëhet automatikisht tema e parazgjedhur e bisedës.

Gjithashtu, thuhet se aplikacioni po punon edhe për një veori që e kontrollon ngjyrën e tij.

Nëse ajo prezantohet, përdoruesit do mund ta ndryshojnë ngjyrën e aplikacionit nga e gjelbërta në tjera nuanca

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit