28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Messi më të mbushur raftin, por Ronaldo xhepat

- Advertisement -

Lionel Messi padyshim është lojtari me më së shumti Topa të Artë, tetë, tre më shumë se Cristiano Ronaldo.

Sidoqoftë, ky i fundit ka arritur të fitojë më shumë se dyfishin e parave se rivali i tij i përjetshëm.

Portugezi, duke llogaritur pagën te klubi i tij Al-Nassr, si dhe marrëveshjet e reklamave, i ka fituar 218 milionë funte vitin e shkuar.

Në listën e sportistëve me më së shumti fitime vjetore, ai është i pari, dhe madje ka arritur të fitojë 57 milionë funte më shumë se vendi i dytë, ylli i golfit, Jon Rahm, që mblodhi 161 milionë funte.

Ndërkaq i treti në këtë listë është Lionel Messi që fitoi plot 103 milionë funte, ndërkaq basketbollisti LeBron James tuboi 99.8 milionë funte.

Kylian Mbappe fitoi 99.2 milionë funte ndërkaq braziliani Neymar fitoi 96 milionë sosh.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit