Kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi, po vazhdon me një program intensiv përgatitor me synimin që të arrijë formën optimale për ndeshjen hapëse të Kupës së Botës kundër Algjerisë, e cila do të zhvillohet më 16 qershor.
Sipas raportimeve të fundit, ylli kombëtares së tyre po ndjek një plan të veçantë rikuperimi dhe përgatitjeje fizike, i cili përfshin dy seanca pune në ditë.
Objektivi kryesor është që 38-vjeçari të jetë plotësisht i gatshëm për fillimin e turneut më prestigjioz të futbollit botëror.
Raportohet se Messi nuk pritet të aktivizohet në ndeshjen miqësore ndaj Hondurasit, pasi stafi teknik nuk dëshiron të marrë asnjë rrezik me gjendjen e tij fizike.
Megjithatë, ekziston mundësia që ai të marrë disa minuta në takimin e radhës kundër Islandës, që zhvillohet tri ditë më vonë.
Programi i rikuperimit të sulmuesit argjentinas përfshin pushim të kontrolluar, rehabilitim të kujdesshëm, rritje graduale të ngarkesave fizike dhe monitorim të vazhdueshëm nga stafi mjekësor dhe ai i përgatitjes atletike.
Kombëtarja argjentinase dhe tifozët e saj shpresojnë që kapiteni të jetë në formën më të mirë të mundshme për sfidën e parë të turneut, ku kampionët në fuqi synojnë ta nisin me fitore rrugëtimin drejt mbrojtjes së titullit botëror.






