Elon Musk së shpejti mund të shtojë një tjetër markë të madhe globale te Tesla, SpaceX dhe X (ish Twitter), duke hyrë në sport dhe të zgjerojë ndikimin në Mbretërinë e Bashkuar.
Multimiliarderi kontrovers thuhet se po mendon të blejë Liverpoolin për pak më shumë se 7 miliardë euro dhe këtë e ka konfirmuar babai i tij Errol në një intervistë për Radio Times.
Musk fillimisht refuzoi të komentonte thashethemet sepse mund të rriste çmimin e klubit nga Anfield, por me insistimin e mikpritësit, ai pranoi se Elon dëshiron vërtet të blejë klubin e famshëm të futbollit dhe madje shpjegoi se pse Liverpoolin.
Teoria për interesimin e Elon Musk për të blerë Liverpool është hedhur nga Weekend Sport, sipas të cilit çmimi do të ishte 7.2 miliardë euro, që është më pak se dy për qind e vlerës së pasurisë së Musk, e cila llogaritet në 400 miliardë euro.
Musk nuk do të hynte në Liverpool thjesht për dashurinë për sportin, por beson se kjo do të rriste ndikimin dhe fuqinë e tij në Mbretërinë e Bashkuar, e cila është në favor të aspiratave të tij politike në rritje që kur u bë një bashkëpunëtor i ngushtë i Donald Trump.
Që nga viti 2010, Liverpool është në pronësi të American Fenway Sports Group, që e bleu klubin për 300 milionë funte.
FSG zotëron gjithashtu stadiumin Anfield dhe ekskluzivitete të tjera sportive si ekipi Boston Red Sox MLB dhe ekipi i hokejit, Pittsburgh Penguins.