20.1 C
New York
Thursday, September 19, 2024

Buy now

“Mësimi gjithë-ditor”, Abdixhiku: Krahasojeni këtë punë me dështimet spektakulare në nivel qendror

- Advertisement -

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vlerësuar reformën e arsimit në Komunën e Prishtinës me inicim të drejtoreshës komunale të arsimit, Jehona Lushaku-Sadriu.

Ai bëri të ditur se ky model do të përfshij sigurimin e shujtave të përgatitura me nutricistë për secilën ditë, renovimin e modernizimin e hapësirave, me laboratorë, tabela dixhitale, në vend të dërrasave me shkumës, e me klasë të standardeve më të larta evropiane.

“Shihni punën e madhe për sigurimin e shujtave TË NGROHTA për fëmijët tanë. Nuk bëhet fjalë për kifle me jogurt, por për ushqime të përgatitura me nutricistë për secilën ditë. Shihni angazhimin e madh në Kuzhinën Qendrore e në kuzhinat e reja të shkollave që fëmijët të ushqehen mirë në shkollë! Shkolla me kuzhina – ushqime të ngrohta e shëndetshme për fëmijë!

Shihni punën e madhe të bërë në renovimin e modernizimin e hapësirave, me laboratorë, tabela dixhitale, në vend të dërrasave me shkumës, e me klasë të standardeve më të larta evropiane! Me rafte të dedikuara për secilin fëmijë që librat të mbahen aty jo në çanta të rënduara mbi kurriz!

Shihni riorganizimin e plotë të shkollave e orareve, në mënyrë që nxënësit tanë të qëndrojnë si bashkëmoshatarët e tyre evropian, gjithë ditën në shkollë. JO MË KATËR ORË! T’i bëjnë detyrat aty, të kenë aktivitete aty, të jenë të përkujdesur aty – në shkollë!” – tha ai.

Ndërsa vlerësoi lart modelin e mësimit gjithëditor, Abdixhiku kritikoi qasjen e Qeverisë së Kosovë ndaj arsimit, ndërsa përmendi mungesën e efikasitetit të Ministrisë së Arsimit në sigurimin e teksteve shkollore.

“Krahasojeni këtë punë, për vetëm 6 muaj kohë, me dështimet spektakulare në nivel qendror, ku popullizmi me gjithë atë buxhet e mundësi shtetare, ofron radhë të gjata pritjeje, maltretime e përfundimisht vonesa në sigurimin e librave – PA ASNJË NEVOJË”, tha ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit