11.7 C
New York
Thursday, November 6, 2025

Buy now

Mesazhet e Kurtit për studentët: Prokuroria të nisë hetimet për keqpërdorim të resurseve shtetërore

- Advertisement -

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqi, ka kritikuar kryeministrin në detyrë për mesazhet që sot ua ka dërguar studentëve për t`i njoftuar për 100 eurot e ndara nga qeveria.

Ai ka vlerësuar se dërgimi i këtyre mesazhe është dëshmi e mjaftueshme që Prokuroria të nisë hetimet për keqpërdorim të resurseve shtetërore dhe për tentim blerje vote.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se drejtësia nuk duhet të qëndrojë indiferente ndaj këtyre veprime.

“Ky mesazh, i dërguar nga uzurpatori i karriges së Kryeministrit, është dëshmi e mjaftueshme që Prokuroria të nisë hetimet për keqpërdorim të resurseve shtetërore dhe për tentim blerje vote. Institucionet e drejtësisë nuk mund të qëndrojnë indiferente përballë një akti flagrant të keqpërdorimit të parasë publike për blerje votash. Veprimi i kryeministrit në detyrë Albin Kurti për të iu dërguar mesazh studentëve duke ua përmendur 100 eurot që u janë ndarë nga Qeveria ka nxitur reagime të ndryshme”, ka shkruar ai.

Të ngjashme

Të fundit