E ftuar pasditen e djeshme në programin “Ftesë në 5”, ish-banorja e Big Brother Vip Albania Ledjona Xheladinaj rrëfeu mes lotësh se i ati s’e ka përjetuar mirë qëndrimin e saj në atë shtëpi dhe sulmet që i janë bërë.
“Nuk ka qenë mirë me shëndet. Nuk e kuptojnë nga jashtë. Unë e dija se si funksiononte aty. E dija se do të sulmohesha, do të ofendohesha dhe i jepja forcë vetes, por nga jashtë, sidomos prindi kur të sheh, kishte parë se dhe unë isha dobësuar shumë, dhe s’e ka përjetuar mirë. Tani është mirë. U gëzua kur dola”, tregoi Ledjona.
.