28 C
New York
Friday, July 19, 2024

Buy now

Merret vendimi: Italia njeh patentshoferët e Kosovës

- Advertisement -

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se me Zvëndësministrin e Infrastrukturës dhe të Mobilitetit të Qëndrueshëm të Italisë, Edoardo Rixi, kanë nënshkruar në Romë marrëveshjen për njohjen e ndërsjellë të patentshoferëve të dy shteteve.

“Njohja e patentshoferëve do të lehtësojë jetën dhe do të jetë një lirim edhe nga barra ekonomike e këtij procesi që e ka rënduar mërgatën deri më tash. Finalizimi i këtij procesi të rëndësishëm për vendin tonë dhe qytetarët tanë riafirmon raportet e shkëlqyeshme që gëzojmë si Republikë e Kosovës me Republikën e Italisë”, ka shkruar Sveçla.

Sveçla ka thënë se ky është një hap i rëndësishëm për mërgatën tonë të cilët asnjëherë nuk u ndalën së mbështeturi ekonomitë familjare e buxhetin e Kosovës.

“ Sakrifica dhe angazhimi tyre është pjesë e pandashme e çlirimit, krijimit dhe zhvillimit të shtetit tone” ka thënë ai.

“Urime të gjithë qytetarëve tanë që jetojnë në Itali. Ambasada dhe konsullata jonë në Itali ashtu si edhe zyrtarët tanë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, janë në dispozicionin tuaj për realizimin efikas të kësaj marrëveshje”, ka përfunduar Sveçla.

pixel

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit