Real Madrid ka hequr dorë nga transferimi i mundshëm i sulmuesit të Paris Saint-Germain Kylian Mbappe.
Mediumi spanjoll “Carrusel Deportivo” raporton se “Los Blancos” kanë hedhur poshtë tani opsionin për blerjen e francezit.
Në bazë të këtij raporti, edhe nëse Mbappe vendos të mos rinovojë kontratën që i skadon në verë atij nuk do t’i ofrohet shansi për ta veshur fanellën e bardhë.
Real Madrid ka tre arsye kyçe që e dërguan deri në këtë opsion. E para ka të bëjë me pagën. Francezi nuk do t’i bashkohej Realit pa fituar rreth 20 milionë euro për vit, pa përmendur bonuset meqenëse do të kërkonte edhe një bonus pasi do të shkonte si agjent i lirë.
Një tjetër arsye është që nëse do të realizohej transferimi, Mbappe mund të shihej si lojtar ‘veteran’ Pra, do t’i bashkohej lojtarit gati sa 26 vjeç, që do të ishte kundër mënyrës si po funksionon klubi së fundmi.