Mërgimtarja Herolinda Avdili Rexhepi ka reaguar me deklarata të forta lidhur me votën e diasporës dhe mbështetjen për Albin Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se një pjesë e madhe e mërgimtarëve nuk e njohin realitetin me të cilin përballen qytetarët në Kosovë.
Aktivistja në Zvicër deklaroi se një pjesë e diasporës vazhdon të mbështesë pushtetin aktual pa e ditur arsyen konkrete.
“Shpesh i kam pyetë mërgimtarët pse po e votoni, edhe 80% e tyre nuk e dinë pse janë duke e votu VV-në”, tha ajo






